Fjalë Kyçe

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarit të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Qorolli në një komentin në X në postimin e njohësit të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, shkruan se Escobar dhe Lajçak e nisën keq mandatin dhe e përfunduan edhe më keq.

Ai theksoi se ata i premtuan Beogradit se prioritet i tyre do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përfunduan pa përparim në këtë drejtim.

“Escobar si dhe Lajçak nisën keq dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, ka shkruar Qorolli në X.