Çifti i njohur i estradës, Mozzik dhe Loredana Zefi, këto ditë kanë qenë shumë të diskutuar në media.
Të martën, ata u bënë prindër të një vajze, të cilën vendosën ta quajnë Hana.
Duket se ardhja në jetë e vajzës, i ka bërë shumë të lumtur dhe plotësuar dyshen, që prej kohësh ishin zhvendosur në perëndim.
Megjithatë, lindja e Hanës i ka shtyrë ata që të marrin një vendim, i cili do të jetë zhvendosja në Kosovë, përkatësisht në qytetin e tyre të lindjes, në Ferizaj.
Lajmin për këtë gjë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes postimeve të bëra në rrjetet sociale, ndërsa janë shprehur të lumtur që më në fund do të kthehen.
Mozzik ka treguar se do t’i rikthehet muzikës me disa projekte muzikore, njashtu do të fillojnë edhe me koncerte.
Madje koncertin e tyre të parë do ta fillojnë më 29 dhjetor, në Ferizaj, ndërsa shprehen të gatshëm për të performuar në çdo vend tjetër.
“Pas pauzës të koncerteve/festivaleve po kthehemi të vazhdojmë pjesën më të bukur të muzikës..Po startojmë pikërisht nga qyteti ku jemi rritur e ku filluam qdo gjë ! Ferizaj m’ka marr malli me knu gjithë natën hite. Ju pres të gjithëve jo vetëm nga ky qytet po e gjithë Kosova a po shtet tjetër. Shihemi me datë 29.12.2018 në klubin Diamonds në qytetin Ferizaj/Kosovë ! Ju dua “, ka shkruar Mozzik në Instagram.