Fjalë Kyçe

Pas Mustafës, Thaçi takon Veselin

Pas Mustafës, Thaçi takon Veselin

Presidenti Hashim Thaçi po i vazhdon takimet me liderët e partive politike me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur ftesës së presidentit Hashim Thaçi.Thaçi takimin e parë e ka pas me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, pas të cilit takim nuk ka pas deklarime për media nga asnjëra palë.

Thaçi pritet të takohet edhe me ish-kryeministrin dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së Behgjet Pacolli.Thaçi ka ftuar të gjithë liderët e partive shqiptare parlamentare për konsultim dhe koordinim për çështjet e interesit shtetëror.