Fjalë Kyçe

Pas paralajmërimeve për grevë, Hoti thotë se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit

Pas paralajmërimeve për grevë, Hoti thotë se do të ndajë paga shtesë për punëtorët e arsimit

Kryeministrinë detyrë Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të cilët i ka siguruar se, Qeveria në detyrë, do të ndajë paga shtesë edhe për punëtorët e arsimit.

Sipas njoftimit, për shumën e pagës shtesë, Ministria e Arsimit, SBASHK-u dhe Ministria e Financave do të dakordohen në përputhje me mundësitë buxhetore.

Hoti e ka siguruar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, që pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste.

“Këstin e parë do ta marrin me pagën e muajit shkurt, ndërsa këstin e dytë me pagën e muajit maj. Në takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut, Kryeministri në detyrë Hoti, ka biseduar edhe për Kontratën e re Kolektive, e cila pritet të finalizohet këtë të premte”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u ka kërcënuar me grevë nëse nuk paguhen shtesat prej 100 eurove për mësimdhënësit.

Jasharaj ka thënë se grevat nuk janë kërcënim për institucionet, por vetëm paralajmërim për to që të përmbushin kërkesat e sindikatës.