Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje sot për të qetësuar tensionet midis SHBA dhe Iranit të shkaktuara nga vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.
Ai tha në një intervistë për CNN Turk, se Irani ka të ngjarë t’i përgjigjet vrasjes së gjeneralëve, dhe se ai ndan shqetësimet për rritjen e rrezikut në rajon.
Erdogan tha se ishte i befasuar nga sulmi, i cili u bë vetëm disa orë pasi foli me presidentin e SHBA Donald Trump, të cilit “i sugjeroi posaçërisht se tensionet me Iranin nuk duhet të rriten”.
Marrëdhëniet Iran-SHBA janë përkeqësuar pasi gjenerali iranian Qassem Soleimani u vra gjatë një bombardimi të forcave amerikane mbi një aeroport në Bagdad.
Irani ka njoftuar sonte se nuk do të respektojë më asnjë nga kufizimet e vendosura nga marrëveshja bërthamore ndërkombëtare e vendit 2015 dhe fuqitë e mëdha.
Parlamenti irakian ka vendosur sot të dëbojë forcat e koalicionit ndërkombëtar nga ai vend për shkak të sulmit që vrau Soleimani.