Fjalë Kyçe

Pas pushimeve në Maldive, Luana sërish në pushime?

Pas pushimeve në Maldive, Luana sërish në pushime?

Luana Vjollca ka shijuar disa ditë të mira pushimi në ishujt Maldive.

E pas pushimeve ajo është rikthyer në Shqipëri, në vendlindjen e saj, kurse tani sërish tregon se është nisur për në pushime, shkruan lajmi.net.

Përmes një imazhi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, këngëtarja Vjollca bën të ditur se po shkon në pushime.

“I do robi ca pushime pas pushimeve”, ka shkruar Luana.

Luana po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Boll u bo tu vujt”, ndërkohë ajo nuk po mungon as në koncerte.