Mesfushori kosovar, Betim Lumi ka vazhduar edhe për një vit kontratën me Kukësin.
Lumi, që përfaqëson Kosovën U-21, është produkt i akademisë së Kukësit dhe këtë edicion është inkuadruar në ekipin e parë.
Mësohet gjithashtu se ai kishte pasur këtë muaj ofertë nga klubi maltez, Hibernians.
Lumi ka thënë se në marrëveshje me menaxherin e tij kanë vendosur që edhe sivjet të jetë pjesë e klubit verior, para se të marrë një hap tjetër në karrierën e tij.