Fjalë Kyçe

Pas raportimit të Gazetës Alo, gjendet kuleta e vjedhur e vajzës në Prishtinë

Pas raportimit të Gazetës Alo, gjendet kuleta e vjedhur e vajzës në Prishtinë

Mëngjesin e së mërkures të datës 20 mars është raportuar për një vjedhje, shkruan Gazeta Alo.

Në një nga furrat e lagjës Ulpiana në Prishtinë një person ka vjedhur kuletën e një vajze. Vajza F.D, që është edhe studente, rastin e ka denoncuar menjëherë në Polici ndërsa për zbardhjen e rastit, kanë shërbyer edhe pamjet në vendin ku ka ndodhur vjedhja.

Pamjet e siguruara nga Gazeta Alo paraqesin rastin në tërësi ku personi shihet teksa vjedh kuletën ku më pas e fsheh në një xhaketë dhe largohet.

Sipas policisë, një ditë më pas, një banore ka gjetur kuletën me të dhënat e vajzës F.D dhe më pas ia ka kthyer kësaj të fundit. Në kuletë mungonin të hollat ndërsa dokumentet e tjera personale ishin aty.

Pas publikimit të videos, në redaksinë e Gazetës Alo kanë ardhur informata për personin e dyshuar. Sipas burimeve të gazetës, personi që ka vjedhur kuletën banon në lagjen Bregu i Diellit dhe është i njohur për banorët. Pas kësaj informate të siguruar nga redaksia, policia e Kosovës gjegjësisht rajoni i Prishtinës ka intensifikuar kërkimet në zbardhjen e rastit.

Gazeta Alo do të ju mbajë të informuar në vazhdimësinë e rastit./GazetaAlo/