Fjalë Kyçe

Pas reshjeve të fundit, situatë e qetë me vërshimet në Skenderaj

Pas reshjeve të fundit, situatë e qetë me vërshimet në Skenderaj

Një nga komunat e cila u prek më së shumti nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut, është ajo e Skenderajt.

Zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, në një prononcim për Klan Kosova, ka thënë që për momentin situata është e qetë dhe nuk ka pasë vërshime.

“Fatmirësisht nuk ka pasë vërshime. Ka reshje, por për momentin është qetë”, ka thënë Lushtaku.

Për dëmet si pasojë e vërshimeve në këtë komunë ka folur ditë më parë edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se vlera e dëmeve ka arritur në 10 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skënderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total”, kishte deklaruar Nura në një intervistë për Euronews Albania.