Fjalë Kyçe

Pas rizgjedhjes së Mustafës kryetar, vjen dorëheqja e parë nga LDK-ja

Pas rizgjedhjes së Mustafës kryetar, vjen dorëheqja e parë nga LDK-ja

Ish-deputeti i LDK-së, Shpëtim Bulliqi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie.

Këtë e ka pohuar vetë ai  në një prononcim për Insajderin.

“Kam dhënë dorëheqje. Prej sot më nuk jam pjesë e LDK-së”, ka thënë Bulliqi.

Si arsye të dorëheqjes, Bulliqi e ka përmendur një klikë komuniste siç e ka quajtur ai, që ka ardhur në krye të partisë dhe sipas tij po punon vetëm për interesa personale të 3-4 njerëzve.

“Arsyet janë zhvillimet që kanë qenë zhvillimet nëpër kuvendet zgjedhore, dhe tash rizgjedhja e klanit në krye të LDK-së, një klan komunist që e ka kapur partinë dhe është duke punuar ekskluzivisht vetëm për interesa të 3-4 njerëzve në krye të LDK-së”, ka thënë ai.