Një mesazh në shishe dërguar nga Hawaii është gjetur duke lundruar në një lumë në Kaliforni pasi udhëtoi për më shumë se një dekadë në Paqësor.
Mediat amerikane raportuan se Eric McDermott (30) në muajin prill gjeti mesazhin në shishe nga viti 2006, në të cilin shkruante emri i tre fëmijëve dhe adresa në Oklahoma.
McDermott mori pjesë në një aksion pastrimi në veri të San Francisko-s kur hasi në mesazhin në shishe.
Pas disa muajsh kërkim të familjes, u zbulua se ajo jeton vetëm disa kilometra nga vendi ku gjeti mesazhin.
“Bota funksionon në mënyrë të çuditshme”, tha McDermott.
Familja nga mesazhi në shishe vjen nga Santa Rose, Kalifornia, në të cilën u kthyen pasi jetuan në Oklahoma për disa vjet, transemton Anadolu Agency (AA).
Brian Bricker dhe ish-gruaja e tij Alicia Bricker u befasuan kur e morën vesh këtë gjë. Fëmijët e tyre tani janë 17, 20 dhe 23 vjeç.
Brian Bricker tha se mesazhi ishte frymëzuar nga mikesha Michele Coutin, e cila ka udhëtuar shumë.
“Ajo udhëtonte shumë dhe gjithmonë do të thoshte: ‘Kur të shkoj atje, do t’ju dërgoj një mesazh në shishe'”, tha Brian.
Familja mesazhin në shishe e dërgoi teksa ishin në pushime në Hawaii, tha McDermott
Supozohet se mesazhi ka udhëtuar nga Hawaii, përmes Filipineve dhe Azisë, më pas është kthyer në brigjet e Kalifornisë.