Fjalë Kyçe

Pas Tahirit dhe Mustafës nga detyra lirohen edhe Selmanaj, Quni, Dumoshi dhe Veliu

Pas Tahirit dhe Mustafës nga detyra lirohen edhe Selmanaj, Quni, Dumoshi dhe Veliu

Pas kërkesës së Besnik Tahirit dhe Besian Mustafës për t’u liruar nga detyra e zëvendëskryeministrit respektivisht Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, nga detyra po ashtu janë liruar edhe katër anëtarë të tjerë të Qeverisë në detyrë.

Nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni dhe Ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi.

Kështu bëri të ditur për klankosova.tv Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi duan ta mbajnë mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.