Fjalë Kyçe

Pas takimit Kurti-Borell, BE-ja lëshon komunikatë të përbashkët për shtyp

Pas takimit Kurti-Borell, BE-ja lëshon komunikatë të përbashkët për shtyp

Pas takimit të katërt të Këshillit për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, BE-ja ka lëshuar një komunikatë të përbashkët ku tregohet për çka kanë biseduar palët.

Në komunikatë thuhet se palët kanë ritheksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se është diskutuar për angazhimin konstruktiv në dialog nga ana e Kosovës.

“Palët ritheksuan rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Vendimi për propozimin mbetet në shqyrtim në Këshill. Palët morën parasysh edhe zhvillimet pozitive në rritjen ekonomike të Kosovës, në dritën e parashikimeve të fundit të institucioneve të Kosovës prej 9,9 për qind për vitin 2021”, thuhet këtë komunikatë.

Tutje thuhet se palët u dakorduan për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të Kosovës në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal dhe se delegacioni kosovar ka informuar BE-në se ka synim të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Palët ranë dakord për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe konstruktive të Kosovës në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, siç u miratua në Samitin e Sofjes 2020, dhe që Kosova të përfitojë plotësisht nga Plani Ekonomik dhe Investiv, i cili do të forcojë zhvillimin afatgjatë të rajonit, rimëkëmbjen e qëndrueshme, elasticitetin shëndetësor dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, dhe do të ndihmojë për të avancuar në rrugën evropiane. Kosova ka njoftuar për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim”, thuhet në komunikatën e përbashkët për shtyp të BE-së dhe Kosovë.

Sipas komunikatës, takimi nënvizoi rëndësinë e angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të negociuar dhe arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshme me Serbinë.

“Kjo është thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre evropiane. Të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet në komunikatën