Fjalë Kyçe

Pas Vedat Muriqit edhe një yll tjetër i Kosovës drejt Turqisë

Pas Vedat Muriqit edhe një yll tjetër i Kosovës drejt Turqisë

Një tjetër futbollist i Kosovës mund të përfundojë në kampionatin e Turqisë, pas Vedat Muriqit e Donis Avdijajt së fundmi.

Siç shkruan gazeta turke Sabah, skuadra Goztepe është interesuar për qendërmbrojtësin e Kosovës Fidan Aliti, i cili luan te Kalmari në Suedi.

Gazeta shkruan se drejtuesit e skuadrës turke janë në Suedi për të nisur bisedimet për një marrëveshje të mundshme me lojtarin.