Fjalë Kyçe

Pas Vuçiqit, tani Gent Cakaj viziton Papa Françeskun

Pas Vuçiqit, tani Gent Cakaj viziton Papa Françeskun

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një takim me Papa Françeskun.

Ai përmes një shkrimi të postuar në faqen zyrtare Facebook ka thënë se vizita në Vatikan përkon me disa përvjetorë shumë domethënës për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ky shtator shënon 28 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 5 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë dhe 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.

Këto ngjarje nuk kanë thjesht një vlerë simbolike: ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj.

Ashtu sikurse ka nënvizuar Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë, shqiptarët janë pjesë e patjetërsueshme e familjes kulturore dhe historike evropiane. Shqipëria nuk do të kursejë asnjëherë asnjë përpjekje që përkatësinë e saj historike e kulturore evropiane ta përkthejë në rrugëtimin e saj politik e institucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Vlen të theksohet se Shqipëria angazhohet aktivisht për të siguruar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjt