Shkaku i një zënke në mes të një udhëtari dhe stjuardeses, është anuluar fluturimi për në Shtutgart.
Sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është anuluar një fluturim për në Shtutgart.
Siç mëson lajmi.net, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një zënke në mes të një udhëtari dhe stjuardeses.
Burime të lajmi.net, bëjnë me dije se fluturimi i cili ishte planifikuar për në ora 14:00, i përkiste avikompanisë “Eurowings”.
Sipas dëshmitarëve, ishin plot 300 udhëtarë që udhëtonin për në Shtutgart dhe askush nuk iu ka treguar atyre pse është anuluar ky fluturim.
Lajmi.net, ka provuar që të marrë një përgjigje zyrtare nga zëdhënësit e aeroportit por, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
E vetmja përgjigje që kemi marrë nga një punonjës në aeroport ka qenë se fluturimi është anuluar dhe ka qenë i kompanisë Eurowings.
“ Po ka qenë kompania “Eurowing” që ka pas me udhëtua për në Shtutgart”, ka thënë shkurt për lajmi.net, kjo punonjëse në aeroport.
Po ashtu, lajmi.net ka provuar që të marrë një sqarim nga kompania “Eurokoha”, e cila është përfaqësuese e “Eurowings”, në Kosovë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.