Fjalë Kyçe

“Pashë ekzaltim” – Skender Hyseni ka një “amanet” për Albin Kurtin

“Pashë ekzaltim” – Skender Hyseni ka një “amanet” për Albin Kurtin

Skender Hyseni, që dikur udhëhoqi ekipin e Kosovës në dialog me Serbinë, thotë se kryeministri aktual, Albin Kurti, është duke i bërë dëme vendit, me deklarimet e fundit karshi faktorëve ndërkombëtar.

Skender Hyseni, kërkoi nga Kurti që të jetë më i kujdesshëm karshi faktorëve ndërkombëtar.

“Unë pashë ekzaltim të madh ndaj paraqitjes së Kurtit në konferecnë për media me Josep Borrel. Mirëpo Kurti i ka bërë një shërbim jo të mirë vendit të vet me disa nga deklarimet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai duhet të ketë kujdes me deklarimet e tij sepse duhet të jetë shumë më diplomat karshi bashkësisë ndërkombëtare”, thotë ndër të tjera Hyseni në Blic Interview.