Fjalë Kyçe

Pasi mjeku nuk ia pastroi plagën pacienti e demoloi zyrën, detaje për incidentin në QKMF-në e Drenasit

Pasi mjeku nuk ia pastroi plagën pacienti e demoloi zyrën, detaje për incidentin në QKMF-në e Drenasit

Dje rreth orës 13:30, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, një pacient  ka dëmtuar orenditë e dhomës së reanimimit në këtë qendër, pasi nuk e kishte marrë një shërbim nga mjeku kujdestar.

Lidhur me këtë rast, drejtori i kësaj qendre, Ismet Bogiqi, ka dhënë detaje se si ka ardhur deri te incidenti.

Bogiqi tha se pacienti kishte kërkuar nga mjeku kujdestar t’ia pastroj plagën, por që një shërbim i tillë gjatë vikendit sipas tij nuk jepet. Ai ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe pastrohen vetëm plagët e shputave diabetike dhe infeksionet.

“Dje një pacient ka ardhë me marr një shërbim në  kujdesin parësor shëndetësor, në njësinë emergjente, për shkak se në vikend punon vetëm kjo njësi. Të shtunën edhe të dielen trajtohen vetëm plagët për shputat diabetike dhe infeksionet, ndërsa plagët e ftohta jo. Ky shërbim jepet prej të hënës deri të premten, në dhomën që është e veçantë. Njësia urgjente merret vetëm me rastet urgjente. Aty ka lind mosmarrëveshja, pasi mjeku i ka tregu që nuk e japim këtë shërbim. Qytetari është revoltuar, i ka rrokullisur pajisjet. Por fati që nuk e ka përplasë defribulatorin”, tha Bogiqi për Sinjalin.