Në prill të këtij viti DJ i famshëm botëror, Avicii u nda nga jeta në moshën 28 vjeçare.
Vdekja e tij u përjetua mjaft rëndë nga fansat pasi solli një sërë projektesh të suksesshme, shkruan lajmi.net.
Ndarja e papritur nga jeta nuk i lë atij mundësi që të linte një testament dhe në këtë mënyrë pasuria e producentit i shkon në mënyrë direkte familjes.
Të ardhurat e tij kapnin shifrën prej 60 milionë paund e që vazhdoi t’i tkurrej për shkak të njerëzve që i ndihmonte.
“Wake me up”, “Lonely Together”, “Levels”, janë disa nga projektet më të suksesshme të tij.