Fjalë Kyçe

Pasi u bë nënë, Linda prezanton shtëpinë luksoze në Amerikë

Pasi u bë nënë, Linda prezanton shtëpinë luksoze në Amerikë

Këngëtarja, Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë para pak javëve.

Këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Amerikë pas këtij lajmi ka zbuluar edhe shumë gjëra tjera, shkruan lajmi.net.

Ajo këtë herë në rrjetet sociale ka prezantuar shtëpinë luksoze të cilën e ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“FESTIMI ISSA! Për herë të parë pronari i ri i shtëpisë!

2019 është e nxehtë !!! ♥ ️ E ndërtuar nga zero! Mënyra se si e pëlqejmë! Perëndia na ka bekuar pafund këtë muaj. Foshnja ime Kaimana, Burri jem D dhe unë Nuk mund të kërkoja dhurata më të mira për ditëlindje ♥ ️ Lajme më ekskluzive do të vijnë! Vitin e kaluar kam punuar në heshtje, këtë vit po korrin!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Këngëtarja nga Vitia është e martuar me reperin amerikan, Big D të cilët tash e një kohë janë zhvendosur në Amerikë.