Fjalë Kyçe

Pasi u gjuajt me bojë në Kuvend, reagon Rama  

Pasi u gjuajt me bojë në Kuvend, reagon Rama  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj incidentit të sotëm në Kuvend, ku ndaj tij është hedhur ngjyrë nga një deputet i Partisë Demokratike.

Ishte deputeti Edi Paloka, që qëlloi me ngjyrë në fytyrë kryeministrin Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.

Rama ka thënë se “s’ka rrezik më të madh se sa budallai i vetëdijshëm” dhe se “problemi me budallain e vetëdijshëm është krenaria”.

“Një katran me bojë i vuri vulën një shfaqjeje turpëruese. Budallai është një njeri me shiringë në dorë, i cili hedh bojën në Kuvend”, tha Rama.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama. Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.