Fjalë Kyçe

Pasi u përfol për lidhje me Robertin, Jessica flet rreth statusit aktual

Pasi u përfol për lidhje me Robertin, Jessica flet rreth statusit aktual

Jessica Kadiu ka treguar nëse është në lidhje dashurie.

Jessica Kadiu është komentuar shumë shpesh për raportin e afërt me Robert Berishën, shkruan lajmi.net.

Madje, ajo disa herë është fotografuar në shoqëri të Robertit, meqë rast qarkulluan thashetheme se dyshja janë në lidhje dashurie.

Së fundi, Jessica i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, të cilët shfrytëzuan rastin ta pyesin nëse është në lidhje dashurie.

“Je beqare apo ne nje mardhenie?”, i shkruan dikush nga ndjekësit, kurse përgjigja e saj ishte “A konsiderohet dashurie me verën si një marrëdhënie?”.

Me këtë përgjigje, Jessica Kadiu la në pikëpyetje faktin nëse është në lidhje apo beqare.