Fjalë Kyçe

Pavarësisht humbjes në finale të Europa Ligë, Solskjaerit i ofrohet kontratë e re

Pavarësisht humbjes në finale të Europa Ligë, Solskjaerit i ofrohet kontratë e re

Ole Gunnar Solskjaerit do t’i ofrohet kontratë e re nga Manchester United dhe do t’i jepen fonde për në afatin e transfereve gjatë verës, pavarësisht se përfundoi sezonin pa trofe dhe humbi në finale të Europa Ligës

Menaxherit të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do t’i ofrohet një kontratë e re dhe do të këtë para të mjaftueshme për të blerë lojtarë të ri në verë. Pavarësisht që përfundoi sezonin pa fituar asnjë trofe dhe humbi në finale të Europa Ligë nga Villarreal, klubi do ta shpërblejë Solskjaer me kontratë të re.

Sipas Telegraph, norvegjezi ka filluar bisedat me United për ta zgjatur kontratën edhe tri vite, me kushte të reja, pasi që kontrata e tanishme skadon vitin e ardhshëm. Hierarkia në United vazhdon t’i besojë Solskjaer (48), duke e parë atë shumë të rëndësishëm për skuadrën pasi që arriti ta përfundojë sezonin në vendin e dytë në Premier Ligë.

Edhe pse kishte progres këtë sezon, United vazhdon të këtë jo konsistencë në paraqitje, një gjë tipike që u pa edhe në humbjen me penallti 11-10 kundër skuadrës shumë më jo favorite si Villarreal, të cilët përfunduan në vendin e shtatë në La Liga, transmeton GazetaExpress.

Për të vazhduar të jetë konkurruese me Manchester Cityn, United duhet të përforcohet gjatë verës dhe të jetë më e fortë në Ligën e Kampionëve. United pritet që ta përkrahë Solskjaer në këtë afat kalimtar. Një sulmues krahu, një mbrojtës dhe një mesfushorë qendrorë janë zonat ku shihen si pika të dobëta të United, e ku ka nevojë për përforcime.