Fjalë Kyçe

PD Rezolutë për Kosovën: Shqipëria të influencojë për integrimin e Kosovës në organizatat partnere

PD Rezolutë për Kosovën: Shqipëria të influencojë për integrimin e Kosovës në organizatat partnere

Partia Demokratike ka propozuar në Kuvend ditën e hënë një Rezolutë për Kosovën ku i kërkon qeverisë shqiptare të përdorë të gjithë mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Në rezolutë thuhet që Shqipëria të ushtrojë gjithë influencën e saj që Bashkimi Europian të finalizojë marrëveshjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjithashtu thuhet që Shqipëria të ndërmarrë një diplomaci më aktive për të bindur vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën.

‘Njohja e Kosovës është sot një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendeve anëtare të BE

Të influencojë nëpërmjet anëtarësisë sonë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politik midis Kosovës dhe NATO-ss duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në Partneritetin Për Paqen dhe të hapet rruga për anëtarësimi e saj të plotë në NATO’, thuhet në rezolutën e propozuar nga demokratët. /abcnews.