Fjalë Kyçe

PDK akuzon AAK-në për fryerjen e listave të veteranëve

PDK akuzon AAK-në për fryerjen e listave të veteranëve

Kandidati për deputetë nga PDK-ja dhe këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka thënë se AAK-ja mohon se listat e veteranëve janë të fryra.

Latifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Komisioni për verifikimin e veteranëve të luftës qysh moti e ka humbur kontrollin mbi procesin.

Ai ka thënë se edhe komandantë të ndryshëm në të gjithë Kosovën, i kanë lejuar vetes të nënshkruajnë lista të rreme me ç’rast sipas tij ka pasur tej fryrje të atyre listave, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i ish-kryeparlamentarit Veseli thotë se AAK-ja ka mohuar se ka një fryrje të listave.

“Sot kemi rreth 39 mijë veteranë, ndërsa 17 mijë prej tyre janë nga Dukagjini…Të gjitha statistikat thonë se UÇK-ja nuk ka pasur më  shumë se 13,500 luftëtarë”.