Fjalë Kyçe

PDK dhe kandidati i zonës Ferat Shala marrin mbështetjen e Vasilevës, Korreticës e Poklekut

PDK dhe kandidati i zonës Ferat Shala marrin mbështetjen e Vasilevës, Korreticës e Poklekut

‘Nga Vasileva, Korretica e Epërme dhe Pokleku i Vjetër sonte morëm mbështetje për programin zhvillimor të Partisë Demokratike të Kosovës dhe për Qeverinë Veseli’, kështu bën të ditur kandidati për deputet Ferat Shala, i cili vazhdon të takojë banorët e lokaliteteve të ndryshme për t’u njohur më për së afërmi me brengat dhe krëkesat e tyre.

Sipas Shalës, banorët e Vasilevës, Korreticës së Epërme dhe Poklekut të Vjetër kanë besim të plotë që qeverisjen e vendit t’ua besojnë pa asnjë rezervë burrave dhe grave të PDK-së. ‘Ata janë të bindur se në skenën e sotme politike PDK-ja është forca me vizionin më të qartë për një të ardhme të sigurt’.

‘Ata, po ashtu, janë të bindur se PDK-ja ka udhëheqjen më të guximshme e më të përgjegjshme për sfidat që e presin Kosovën.
Krenar që Vasileva, Korretica e Epërme dhe Pokleku i Vjetër po vazhdojnë të rrugëtojnë bashkë me idealet e PDK-së!’, ka thënë Shala