Fjalë Kyçe

PDK e çorton Lirak Çelajn pse mori pjesë në debat televiziv

PDK e çorton Lirak Çelajn pse mori pjesë në debat televiziv

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një komunikate adresuar mediave është distancuar nga anëtari i saj, Lirak Çelaj, shkruan Express.

Kjo për shkak se PDK po vazhdon të bojkotojë televizionin RTV Dukagjini. Ndërkohë për të ftuarin e PDK’së, Lirak Çelajn, thuhet se përfaqëson vetëm mendimin e vet.

“Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të bojkotoj RTV Dukagjinin dhe të gjitha emisionet e tij. I ftuari i sontëm për të folur kinse në emër të PDK-së “për opozitën e ardhshme ”, Lirak Çelaj nuk është dëguar nga partia në emisionin Debat + dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të partisë por vetëm mendimet e tij personale.

Duke falendëruar të gjitha mediat dhe gazetarët për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, PDK mbetet e hapur dhe transparente në shërbim të komunikimit sa më të mirë. Të gjitha ftesat dhe koordinimi bëhen nëpërmjet organeve zyrtare të partisë dhe zyrës për media”, thuhet në komunikatë.