Fjalë Kyçe

PDK e sheh Ferizajn si model edhe për komunat e tjera të Kosovës

PDK e sheh Ferizajn si model edhe për komunat e tjera të Kosovës

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka filluar që të vizitojë komunat e vendit.

Si fillim Krasniqi ka vizituar sot Ferizajn, që drejtohet nga Agim Aliu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Me këtë rast, Memli Krasniqi deklaroi se është mahnitës hovi i zhvillimit në Ferizaj, e ndër të tjerash projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, transmeton lajmi.net.

“Është mahnitës hovi i zhvillimit që ka marrë Ferizaj me qeverisjen e Agim Aliut. Mes shumë tjerësh, projekti “Bashkimi i Qytetit”, që tashmë po finalizohet, i ka dhënë shije dhe pamje europiane qytetit dhe e ka shndërruar atë në një zonë të rëndësishme mes Prishtinës dhe Shkupit”, shkroi Krasniqi.

I pari i PDK-së tha se kjo qeverisej shembullore në Ferizaj do ta marrë edhe më fortë mbështetjen e qytetarëve për katër vitet e ardhshme.

Poashtu Memli Krasniqi tha se këtë model të qeverisjes do ta provokoj kudo në Kosovë.
“Kjo qeverisje shembullore do ta marrë edhe më fort mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt për katër vjetët e ardhshëm. Unë do ta promovoj këtë model të qeverisjes lokale kudo në Kosovë, në zgjedhjet e tetorit, me njerëz profesionistë, të ndershëm e punëtorë, që shërbimin publik për qytetarin e kanë prioritetin e vetëm”.