Fjalë Kyçe

PDK i jep mbështetje Ligjit për Pagat

PDK i jep mbështetje Ligjit për Pagat

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje Ligjit për Pagat.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook.

“Ligji për pagat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më parë, që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm në raport me punën e tyre. Për këtë temë dhe për të adresuar sfidat dhe shqetësimet e shërbyesve civilë të Kosovës, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, sot takuam kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi me bashkëpunëtorët e tij.”, ka shkuar ai.

Tutje, Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e “mbështetë këtë ligj dhe do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci.”