Fjalë Kyçe

PDK-ja: Presidentja e Qeveria po e paraqesin Kosovën pa histori, e amnistojnë Beogradin

PDK-ja: Presidentja e Qeveria po e paraqesin Kosovën pa histori, e amnistojnë Beogradin

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se ka pasur tendencë nga presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria Kurti të mohojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka thënë se Osmani ka ftuar të gjithë ish-presidentët porse nuk ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.

Deliu-Kodra ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme ishte në një linjë me Rusinë e Serbinë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kur ka thënë se Kosova është e zhytur në krim e korrupsion.

“Nëse pranohet nga goja e tyre se ky vend është i zhytur në korrupsion, atëherë si do të vijnë njohjet e reja dhe investimet e jashtme. Ky pushtet ka hequr dorë nga politika e jashtme duke u afruar me narracionin e Rusisë dhe Serbisë. Siç këta po e paraqesin Kosova nuk ka histori”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra thotë se Gërvalla foli zi e terr në sytë e botës se si Kosova është e zhytur në krim e korrupsion.

Sipas saj, Qeveria e re ka vendosur të amnistojë Beogradin.

“Në vend se të dëgjojmë për diskriminimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Gërvalla nuk e tha asnjë fjalë për ta. Nëse përfaqësuesi britanik në OKB thotë se Kosova ka bërë progres të madh në 20 vjet, pse ministrja nuk e thotë asnjë fjalë. Dje ndodhi një shkëputje e politikës së jashtme me perëndimin. Dje ishte një ditë turpi për Kosovën që u orkestrua nga qeveria jonë. PDK nuk ka pritur të jetë ndryshe sepse ata udhëhiqen nga inati”, ka thënë ajo.