Fjalë Kyçe

PDK konfirmon incidentin mes anëtarësisë së saj në këtë vend (video)

PDK konfirmon incidentin mes anëtarësisë së saj në këtë vend (video)

Partia Demokratike e Kosovës, PDK, e ka konfirmuar një incident që ka ndodhur në mes të anëtarësisë së saj.

Fjala është për incidentin në Studenicë të Istogut.

Ky incident, siç njofton edhe PDK, ka ndodhur gjatë mbajtjes së kuvendit në nëndegën në Studenicë të Istogut.

“Ndërkaq, gjatë mbajtjes së dhjetëra kuvendeve të nëndegëve, në fshatin Studenicë të Istogut, mbrëmë, procesi zgjedhor është përcjell me parregullsi, andaj është ndërprerë dhe pritet të vijoj ditëve të ardhme, në pajtim me Rregulloren për zgjedhje të brendshme”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

PDK po vazhdon procesin e brendshëm zgjedhor, ndërsa në këtë javë janë mbajtur dhjetëra kuvende të nëndegëve në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas njoftimit, deri më tani PDK ka përmbyllur me sukses zgjedhjet në 420 nëndegë.

Gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme, PDK-së i janë bashkuar shumë anëtarë të rinj të profileve të ndryshme.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga ky incident, gjatë të cilit dëgjohen zhurma e britma.

VIDEO

Rrihen ndërmjet vete zyrtarët e PDK-së

Gepostet von Mediat Shqiptare am Samstag, 2. Februar 2019