Fjalë Kyçe

PDK mbështet rezolutën e opozitës për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

PDK mbështet rezolutën e opozitës për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo parti e mbështet rezolutën e opozitës për pezullim të menjëhershëm të kazinove dhe lojërave të fatit, shkruan Gazeta Alo.

“Ne edhe dje në konsultime të përbashkëta jemi dakorduar që ta mbështesim thirrjen e kësaj seance dhe tekstin e kësaj rezolute duke pasur parasysh ngjarjet tragjike të ditëve të fundit”, ka thënë Krasniqi.

“E shprehim mbështetjen e partisë sonë duke shpresuar që kjo rezolutë të implementohet menjëherë ashtu siç kërkohet dhe e mbështesim mocionin që të kalohet menjëherë në votim pa pasur debat”, ka deklaruar Krasniqi./Gazeta Alo/