Fjalë Kyçe

PDK-së në Rahovec i bashkohen anëtarë të rinj

PDK-së në Rahovec i bashkohen anëtarë të rinj

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kësaj partie në Rahovec i janë bashkuar dhjetëra anëtarë të rinj.

Sipas njoftimit, PDK-së i janë bashkuar edhe disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe nga AAK-ja e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit.

Mirëseardhje në partinë e tij anëtarëve të rinj u ka dëshiruar kryetari  i Degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi.

“PDK në Rahovec po e dëshmon që është e vetmja shpresë dhe alternativë për qeverisje të mirë, atë çfarë Rahoveci e meriton me të vërtetë”, citohet të ketë thënë Idriz Vehapi.