Fjalë Kyçe

Peci: Ballkan të Hapur me aleatë të Rusisë nuk mund të ketë

Peci: Ballkan të Hapur me aleatë të Rusisë nuk mund të ketë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë për koordinimin e politikës së jashtme.

Peci ka thënë se kjo tregon se këto dy vende janë batakqi dhe se qëllimet e vërteta të politikave të tyre të jashtme nuk kanë dallim prej njëra-tjetrës, por shpërfaqja e tyre është në proporcion me fuqitë e tyre ushtarake.

“Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, është koha e fundit që si BE-ja dhe SHBA-të, por sidomos edhe Shqipëria, te reflektojnë për politikat e tyre në raport me Serbinë”, ka shkruar Peci.

Ish-ambasadori ka shtuar se Ballkani i Hapur nuk mund të bëhet me aleatë të Rusisë së Putinit dhe se me marrëveshjen e ditës së djeshme duhet të kuptohet që ajo tanimë është e vdekur.

Postimi i plotë:

Çfarë bënë sot Putini me këto referendume në qytete dhe fshatra të Ukrainës është njëjtë çfarë ka bërë Millosheviqi në fillim të 1990ve në Kroaci dhe Bosnje.

Këtu ka vetëm një dallim, dhe atë që Millosheviqi i bënte dhe thoshte e nuk po i bëjë, ndërsa Putini po e bënë ketë hapur.

Serbia me veprimet e saja e kërcënonte sigurinë në Ballkan dhe në Evropë, ndërsa Rusia është duke e kërcënuar sigurinë dhe rendin ndërkombëtar.

Nënshkrimi i marrëveshjes se djeshme ne mes Selakoviqit dhe Lavrovit tregon se këto dy vende janë batakqi dhe se qëllimet e vërteta të politikave të tyre të jashtme nuk kanë dallim prej njëra tjetrës, por shpërfaqja e tyre është në proporcion me fuqitë e tyre ushtarake.

Pas nënshkrimit te kësaj marrëveshjeje, është koha e fundit që si BE-ja dhe SHBA-të, por sidomos edhe Shqipëria, te reflektojnë për politikat e tyre në raport me Serbinë.

Ballkani i Hapur nuk mund te bëhet me aleatë të Rusisë se Putinit, dhe besoj se me marrëveshjen e djeshit duhet të kuptohet që ajo tanimë është e vdekur!