Fjalë Kyçe

Peci nënshkruan Programin për Pagesa Direkte, fermerët do të përfitojnë rreth 50 milionë euro

Peci nënshkruan Programin për Pagesa Direkte, fermerët do të përfitojnë rreth 50 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021.

Përkrahja financiare vetëm për këtë vit kalendarik për fermerët në kategorinë e subvencioneve arrin vlerën e rreth 50 milionë eurove, sipas njoftimit nga kjo Ministri.

“Sapo nënshkruva Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh Ministri Peci me rastin e nënshkrimit të programit.

Tashmë kanë mbetur vetëm procedurat ligjore dhe administrative, deri te hapja e aplikimit.