Fjalë Kyçe

Peci për punësimet partiake: Turp ku kemi përfunduar si politikë dhe shoqëri

Peci për punësimet partiake: Turp ku kemi përfunduar si politikë dhe shoqëri

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci ka reaguar ndaj punësimeve partiake që po ndodhin në Kosovë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se privilegjet në bazë të etnisë që i kanë pasur serbët në administratën publike në kohën e Millosheviçit, ironokisht sot në Kosovën e pavarur , janë zëvendësuar me privilegje të përkatësisë partiake, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se turp ku kemi përfunduar si politikë dhe shoqëri.

Postimi i tij i plotë:

Privilegjet ne baze te etnise qe i kane pasur serbet ne administraten publike ne kohen e Millosheviqit, ironikisht sot ne Kosoven e pavarur, jane zevendesuar me privilegje te perkatesise partiake.

Kosova eshte e pavarur, por nuk eshte vend i qytetareve te lire me mundesi te barabarta. Turp ku kemi perfunduar si politike dhe shoqeri./Gazeta Alo/