Fjalë Kyçe

Pejanët ‘harrojnë’ distancën, mirëpresin Mozzikun në qytet

Pejanët ‘harrojnë’ distancën, mirëpresin Mozzikun në qytet

Mozzik mblodhi një numër të madh qytetarësh edhe në Pejë.

Mozzik ka nisur turne nëpër qytetet e Kosovës, me qëllim që ta bëjë promovimin e albumit të ri, shkruan lajmi.net.

Në pamundësi që t’i takojë ata nga afër në koncerte, reperi mori këtë iniciativë për t’i vizituar në disa prej qyteteve të Kosovës dhe t’iu dhurojë nga një CD me këngët e albumit ‘Mozzart’.

Ai fillimisht ishte në Mitrovicë dhe Vushtrri, ndërsa vazhdoi rrugën për në Pejë e Deçan, ku u prit nga fansat e shumtë të tij.

Pavarësisht lutjeve të Mozzikut që ata të cilët dalin ta presin të vendosin maska e të ruajnë distancën sociale, qytetarët u grumbulluan në një vend.

Në imazhet që ai i ndau në rrjete sociale, shihet se një numër i madh qytetarësh kishin dalë për ta pritur atë në qytetin e Pejës.

Për të mbajtur këtë tubim në kontrollë, ishin edhe policët, por duket se ata nuk kanë mundur ta shpërndajnë turmën, në mënyrë që fansat e Mozzikut të jenë në distancë nga njëri-tjetri.