Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen ” Dardania” në kryeqytet.Si rezultat, kjo lagje ka mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
KRU “Prishtina” njofton se ekipet teknike janë në vendngjarje dhe punimet do të zgjasin varësisht nga natyra e defektit.