Fjalë Kyçe

Pëlqehet kënga e re e Azet ‘S’kam kohë’, në pak ditë ka mbledhur kaq klikime

Pëlqehet kënga e re e Azet ‘S’kam kohë’, në pak ditë ka mbledhur kaq klikime

Para dy javësh, reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet lansoi këngën e re.

“S’kam kohë”, titullohet kënga e fundit e Azet në bashkëpunim me Zunën që u pëlqye tejet shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Ky projekt në kanalin zyrtar, Youtube deri më tani ka mbledhur mbi dhjetë milionë klikime, një sukses tejet i madh për reperin edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë.

Azet këtë vit ka qenë mjaft i angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme, përfshirë edhe trojet shqiptare.

Hip hop superylli shqiptar, Azet tashmë lirshëm mund të thuhet se ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me performancat e tij.