Dihet se hajdutët synojnë plaçkitjen e personave që nuk duken të rrezikshëm – së paku nga këndvështrimi i tyre.
Mirëpo për një person që sulmoi një të moshuar, doli krejtësisht e kundërta.
Një burrë i cili dyshohet për plaçkitje, kishte sulmuar një të moshuar në qytetin Cardiff në Uells, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
I moshuari që u sulmua nga burri që mbante një lloj shalli në fytyrën e tij, nuk u dorëzua kështu që filloi e grushtohet me të.
Pamjet e mëposhtme shfaqin se si i moshuari parkon veturën e tij përballë dyqanit Sainsburry, dhe ecën drejtë pikës për të nxjerrë disa të holla.
Ndërsa i moshuari mbledh paratë e tij dhe fillon të ecë prapa në drejtim të makinës së tij, ai përgjohet nga një burrë i cili ka veshur një xhaketë të gjatë.
Ky i fundit e kap atë dhe e shtyn drejt koshit të plehrave.
Me këtë rast, burri që thuhet se ishte një pensionist 77 vjeçar fillon e lufton me hajdutin.