Fjalë Kyçe

Për 1 qershor, ‘Sasa’ befason fëmijët e shtrirë në spital

Për 1 qershor, ‘Sasa’ befason fëmijët e shtrirë në spital

Me këtë datë festohet Dita e Fëmijëve.

1 qershori në mbarë botën shënohet me aktivitete të ndryshme, njësoj ndodh edhe në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Aktorja Adriana Matoshi me këtë datë ka vendosur t’i befasojë fëmijët e shtrirë në spital, duke ua bërë edhe disa dhurata.

Ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, të cilat i kishte realizuar gjatë kësaj vizite si dhe kishte disa fjalë për fëmijët.

“Urime 1 qershori krejt femijeve,e posaqerisht atyre qe e kane vetem nje deshire-shendetin!

Nuk e kam te natyres me postu foto te tilla,po e kam edhe lejen e prinderve dhe e di qe thelle ne shpirte jemi te ndjeshem dhe human.Tu e pa situaten ku po jetojme,deshira ime eshte te mobilizohemi e te ndihmojme me aq sa kemi mundesi!”, ka shkruar aktorja.