Fjalë Kyçe

Për çfarë po e këshillon Albërije Hadërgjonaj, Elvana Gjatën?

Për çfarë po e këshillon Albërije Hadërgjonaj, Elvana Gjatën?

Elvana Gjata mbrëmë e ka publikuar këngën e re dhe Albërije Hadërgjonaj ka befasuar me atë se çfarë i ka thënë.

Elvana Gjata e pati një pauzë të shkurtër në karrierë dhe kjo bëri që ta kuptojë se sa e dashur është për publikun pasi kërkesat për një rikthim me projekt të ri muzikor ishin të panumërta, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo bazuar në komentet që i ka marrë vazhdimisht nga ndjekësit nëpër rrjete sociale, gjatë kohës kur ajo nuk ishte edhe aq aktive.

Këngëtarja u rikthye me projektin e ri muzikor, këngën “Tavolina e mërzisë” e cila u mirëprit nga publiku por gjeti përkrahje edhe të kolegëve këngëtarë, edhe Albërije Hadërgjonajt.

Ajo madje e ka këshilluar këngëtaren dhe të gjitha femrat shqiptare që asnjëherë të mos dorëzohen.