Fjalë Kyçe

Për çka u kërkon falje fansave, Luana Vjollca?

Për çka u kërkon falje fansave, Luana Vjollca?

Këngëtarja Luana Vjollca është përqëndruar maksimalisht në punë kështu nuk ka pasur kohë që të ju kushtojë vëmendje fansave, shkruan lajmi.net.

Andaj ajo ka zgjedhur që të ju kërkojë atyre falje nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Ju dua të gjithëve. Më falni që s’ju kam kushtuar shumë kohë por po punoj fort për të sjellë gjëra të bukura te ju. Çdo mesazh i juaji më motivon e ka mbush zemrën plot. Faleminderit”, ka shkruar ajo pranë fotos.

Ndryshe përveç si moderatore, Luana po punon shumë edhe si këngëtare dhe tani në bagazhin e saj artistik ka disa projekte të realizuara me videoklipe dhe nuk e ka ndërmend të ndalet.