Fjalë Kyçe

Për çka u shpall fajtor Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale?

Për çka u shpall fajtor Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale?

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale.

Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Ai u shpall i pafajshëm në një pikë të aktakuzës.

“Trupi Gjykues ju shpall të pafajshëm për pikën katër, hakmarrje”- u tha në vendimin e trupit gjykues.

Pèr çka u shpall fajtor Nasim Haradinaj nga Specialja?

Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe duke marrur parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve, trupi gjykues në bazë të neneve 43 dhe 44 të ligjit dhe rregullave 158, 159, 163 dhe 165 të rregullores iu shpall ju fajtor për:

Pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë sipas nenit 15 paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17, 31 dhe 401 paragrafi 1 dhe 5 të Kodit Penal të Kosovës.

Pika dy, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupe sipas neve 15 paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17 dhe 401 paragrafi 2, 3 dhe 5 të Kodit Penal të Kosovës.

Frikësim gjatë procedurës penale sipas neneve 15, paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 dhe neneve 17, 31 dhe 387 të Kodit Penal të Kosovës.

Shkelje të fshetësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacioneve të fshehtë, nxjerrë në procedura zyrtare, sipas nenit 15, paragrafi 2 dhe 16, paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17, 31 dhe 392 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Dhe pika gjashtë, shkelje e fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të identitet dhe të dhënave personale të dëshimtarëve të mbrojtur, sipas neneve 15, paragrafi 2 dhe 16 paragrafi 3 të ligjit dhe neneve 17, 31, 392 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës.

Trupi Gjykues ju shpall të pafajshëm për pikën katër, hakmarrje.

Trupi gjykues ju dënon me një dënim prej katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim dhe një gjobë prej 100 euro.