Fjalë Kyçe

Për dy ditë në Kosovë, plaçkiten dy kisha dhe një xhami

Për dy ditë në Kosovë, plaçkiten dy kisha dhe një xhami

Vjedhjeve në Kosovë, nuk po i shpëtojnë as institucionet fetare. Së fundmi, cak i hajnave ishte Kisha Katolike në Llapushnik.

Ajo u thye të shtunën që lamë pas e nga aty, hajnat morën kutinë humanitare dhe disa të holla.

Përfaqësuesit e kësaj kishe, nuk pranuan të flasin para kamerave, me arsyetimin se ende janë të tronditur, dhe se me rastin, po merren organet e rendit.

E Policia e Kosovës, këtë rast e ka cilësuar si vjedhje të rëndë.

Policia bënë të ditur se ky rast është duke u hetuar dhe se deri me tani nuk ka të arrestuar.

E kjo nuk ishte vjedhja e vetme këto ditë në institucione fetare.

Një rast i ngjashëm, ndodhi edhe në një kishë në Suhodoll të Mitrovicës.

Sipas raportit zyrtar të policisë, persona të dyshuar kanë thyer derën e kishës dhe nga aty kanë vjedhur rreth 200 dinarë.

Ndërsa sipas tyre, ende askush nuk është të arrestuar për këtë rast.

Por, ngjashëm me kishën, vjedhje kishte edhe në një xhami të Istogut.

Por këtu, një person ka përfunduar nën pranga, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur arkën e parave të xhamisë së qytetit.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në pranga përfundoi një person në Istog.