Fjalë Kyçe

‘Për gjoksin dërrasë ç’do bësh?’, Jonida Shehu i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

‘Për gjoksin dërrasë ç’do bësh?’, Jonida Shehu i kthen përgjigjen e papritur ndjekësit

Moderatorja e njohur Jonida Shehu së shpejti do të nisë sezonin e ri televiziv. Ajo ka lajmëruar rikthimin e emisionit ‘Soiree’ në ekranin e ‘Top Channel’.

Për rikthimin në punë, moderatorja ka vendosur të kujdeset dhe për look-un e saj. Jonida ka postuar një foto në Instagram ku tregon flokët plot shkëlqim pas trajtimit që iu ka bërë.

“Rikthimi ne pune pas pushimeve ka edhe kenaqesite e veta. Dhe une me zor e kam pritur postimin e fotos me floket gjithe shkelqim e nuanca te mrekullueshme”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Një ndër ndjekësit e saj i ka lënë një koment të cilit Jonida i ka kthyer përgjigje.“Ok për flokun e kuptuam, po për gjoksin drras ç’a do bësh ti”, i ka shkruar ndjekësi, ndërkohë që  moderatorja e ka marrë me të qeshur duke i thënë: “Do filloj të vras mendjen tani. Më fute në mendime.” Pas përgjigjes së moderatores, ndjekësi ka replikuar sërish duke e quajtur ‘yll’.