Fjalë Kyçe

Për herë të parë në QKUK realizohen procedura të reja për pacientët me aritmi kardiake

Për herë të parë në QKUK realizohen procedura të reja për pacientët me aritmi kardiake

Me datë 11 dhe 12.12.2021 në Klinikën e Kardiologjisë, shërbimin e Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë, filloj për herë të parë procedura diagnostike dhe terapeutike e studimit elektrofiziologjik me ablacion.

Kjo procedurë e rëndësishme intervente me një aparaturë bashkëkohore dhe angazhim maksimal të stafit të specializuar hapi një etapë të re në Klinikën e Kardiologjisë dhe trajtimin e pacientëve me aritmi kardiake.

“Janë punuar gjithsejt 5 raste me çrregullime supraventrikulare të ritmit, prej të cilëve 3 raste me AVNRT tipike dhe 2 raste me sindromë parangacmimi dhe rrugë acesore përçimi (WPW).

Rastet janë punuar nga specialistët tonë të fushës dr.Edmond Haliti dhe dr.Xhevdet Krasniqi, nën mbikqyrje (proktorship) nga eksperti i jashtëm Prof.Vassil Traykov nga Bullgaria, si dhe me përkrahjen e çmuar të menaxhmentit dhe angazhimin maksimal të stafit infermieror të shērbimit përkatës.”, thuhet në njoftim.

Të gjitha rastet thuhet se kanë përfunduar me sukses dhe pa komplikime.