Arkeologët në Norvegji kanë filluar gërmime e para të një anije Viking, në më shumë se një shekull, njoftojnë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija u zbulua dy vjet më parë në qytetin e Gjellestad në jug-lindje të vendit.
Megjithëse besohet që anija të jetë në kushte të dobëta, gjetja e saj mbetet përsëri e rëndësishme, pasi vetëm tri anije Viking të ruajtura mirë – u zbuluan në vend.
Norway’s Minister of Climate and Environment Sveinung Rotevatn officially starts the excavation
Gërmimet e para të anijes pritet të zgjasin rreth pesë muaj.
Ndërkohë, Knut Paasche, një ekspert nga Instituti i Norvegjisë për Kërkime të Trashëgimisë Kulturore, tha se vetëm një pjesë e drurit të anijes dukej se ishte ruajtur, ai shtoi se teknikat moderne mund të zbulojnë formën e saj origjinale.
Radar data image of the ship
Anija e cila është e gjatë rreth 20 metra, u zbulua nga ekspertët që përdorin radarin e depërtimit në tokë, e gjithë kjo u identifikua në vitin 2018.
“Anija Gjellestad është një zbulim i një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Ministri i Kulturës së Norvegjisë, Sveinung Rotevatn.