Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e arsimtarit të saj, ShkelzenXhekaj dhe hetuesit policor, VeselVeseli.
E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë.
Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës. E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar.
E rritur në një familje të varfër me të gjithë anëtarët të papunë, A.G., ka folur se si ishte joshur nga profesori i saj derisa e kishte çuar në afërsi të stadiumit në një veturë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Ajo ka treguar se pse kishte vendosur ta denonconte në Polici arsimtarin, Xhekaj dhe si kishte përfunduar në duart e një dhunuesi tjetër, kësaj here me uniformë polici.
“Thoshte (Polici V.V), ti e din çka jam unë. Më ka thënë kur jemi pa që nëse nuk del kur unë të them ashtu,‘unë kam me të mbyt’”, rrëfen vajza nga Drenasi.
Sipas saj, pas disa ditësh polici ia ka imponuar “për shkak të frikës se e kam pasur”.
“Nuk doja që të i bëjë probleme familjes, dhe nuk kam guxuar që ti tregoj askujt, po për shkak të frikës. E kam veç një vëlla. Nuk doja që ta fus në telashe. Kështu që e kam mbajtur problemin brenda vetës”, rrëfen ajo.