Fjalë Kyçe

Për këtë arsye komuna mund t’i lë pa asfalt 5 kilometra të rrugës Deçan-Plavë

Për këtë arsye komuna mund t’i lë pa asfalt 5 kilometra të rrugës Deçan-Plavë

Manastiri i Deçanit assesi nuk po pranon që të asfaltohet rruga brenda zonës së veçantë që çon për në Plavë.

Për këtë, Komuna e Deçanit po shikon mundësinë që rrugën 5 kilometërshe në këtë zonë, mos ta asfaltojë fare, raporton KTV.

Megjithëkëtë, Ramosaj shpreson që do të arrihet një marrëveshje me Manastirin, pasi thotë se rruga 28 kilometërshe është në interes të zhvillimit ekonomik të kësaj Komune.

Por, Këshilli për Monitorim dhe Zbatim, i cili merret me mbikëqyrjen e Zonave të Veçanta, që mbrohen me ligj, ka zhvilluar disa takime për të gjetur zgjidhje për këtë.

Në njërin nga këto takime, Zyra e Bashkimit Evropian, që është pjesë e këtij Këshilli, ka propozuar që të bëhet një rrugë alternative, e cila do të financohej nga BE-ja.

Megjithatë, takimi i radhës i këtij këshilli, do të jetë më 5 shkurt, ku pritet të merret vendimi për këtë çështje.

Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, është paraparë të kushtojë 11 milionë euro.